Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7836
Vleresimi : 22
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem   Thu Nov 21, 2013 9:35 pm






Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem


fikh





Në shumë raste shohim se Fikhu ka hapësirë dhe lëshime apo zbrazëti, ku ka mundësi të tolerohet e të diskutohet për çështje të veçanta. Por, edhe Fikhu ka dispozita që nuk bëhen lëshime, e sidomos në çështjet ku kemi argumente.

Vëllezër, nëse i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë me gojën e tij diçka që duhet bërë, apo e ndalon ndonjë veprim, atëherë nuk ka diskutim dhe duhet vepruar vetëm ashtu siç ka thënë ai, sal-lAllahu alejhi ue selem, p. sh: “Faluni ashtu siç më shihni mua duke u falur.” (Buhariu), apo thënia e tij: “Merrni nga unë ritet e Haxhit.” (Bejhakiu).

Nuk ka askush të drejtë ta ndryshoje këtë dispozitë, sepse Allahu, xhele shanuhu, thotë: “Çka t’ju japë i Dërguari, merreni atë, dhe çka t’ju ndalojë, largohuni nga ajo”. (Hashër, 7).


 
Sot ende hasim në mesin tonë të atillë që veprojnë të kundërtën e Sunetit të të Dërguarit të Allahut,sal-lAllahu alejhi ue selem, duke u bazuar në thëniet e dijetarëve, apo traditës së vendit, ndonëse është në kundërshtim me hadithe të sakta që burojnë nga vetë Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ue selem. Ky është pasim i verbër dhe pasim i traditës, që të dyja këto vijnë nga injoranca, si dhe mosleximi. I riu që sot jeton në këtë shekull, nuk ka arsye që t’i përmbahet traditës apo ta ndjekë ndonjë hoxhë, duke e pasuar verbërisht. Apo që me fanatizëm t’i përmbahet ndonjë medh’hebi, pa marrë parasysh se cili është ai.

Vëllezër besimtarë, koha e ka bërë të veten. A e dini se argumenti e pret vepruesin, por vepruesi ngurron dhe ia vështirëson vetes, duke e pasur shumë më lehtë se dikur më parë. U bëjmë thirrje të rinjve që të mos jetojnë në agoni, por të kthehen në realitet, e realiteti nuk gjendet vetëm se në këto dy burime: Në Kur’an (libri i Allahut) dhe në Sunet (veprimtaria e Pejgamberit). Përse të mos e shijojmë të Vërtetën kur është shumë më e lehtë? Përse e pasoni medh’hebin me fanatizëm, kur dihet se vetë dijetari Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ne jemi njerëz, e themi fjalën sot dhe (mund të) tërhiqemi nga ajo nesër.” Po ashtu, ai nxënësit të tij, Jakubit (Ebu Jusufit) i thotë: “Ki kujdes, mos i shkruaj të gjitha fjalët që i dëgjon nga unë, sepse ka mundësi që sot e them një fjalë, por nesër e them tjetrën dhe e lë atë fjalë që e kam thënë dje”. Gjithashtu, ai thotë: “Nëse fjala ime përputhet me hadithin, merreni; por nëse nuk përputhet, atëherë lëreni fjalën time dhe merreni hadithin, sepse hadithi i të Dërguarit të Allahut është medh’hebi im.”


Këto i përmend dijetari i hadithit, Imam Albani në librin e tij “Forma e namazit të të Dërguarit”. Përse e pason traditën? Tabaraniu, Allahu e mëshiroftë thotë: “Nuk e pason traditën vetëm se ai që ka inat apo injoranti i mangëti.” (Mexhmua Rasail).

Allahu, subhanehu ue teala, thotë: “ Pasoni atë çfarë ju është zbritur nga Zoti juaj dhe mos pasoni pos Tij eulijatë (të tjerët) përveç Atij. Pak jeni duke kuptuar”. (Araf, 3)

Edhe pse dijetarët janë trashëgimtarët e Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ue selem, nuk do të thotë se e kanë përfshirë diturinë, dhe dijeni se edhe dijetarërët gabojnë, siç i përmendëm vetë thëniet e tyre, por ai i cili nuk gabon është ai të cilit i zbiti libri i Allahut e bashkë me të edhe Suneti i tij.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ai nuk flet nga hamendja e tij, por atij i shpallet (nga Allahu).” (Nexhëm, 3).

 
Prandaj, ki kujdes, mos vallë po ndeshesh me ndonjë bidat, e nuk ke ditur se si të mbrohesh, këto të fusin në Zjarr. I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Kini kujdes nga risitë, ngase çdo risi është lajthitje. Çdo lajthitje të humbë dhe çdo humbje të futë në Zjarr.” (Muslimi).

Edhe pse flitet për Fikh nuk do të thotë se nuk ka rrezik. Bidati të shtyn që ta refuzosh Sunetin. Allahu ju ruajt nga çdo bidat dhe ju bëftë prej pasuesve të Kur’anit dhe Sunetit! Amin!















------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Shporta-
Kërce tek: