Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Varri i Profetit Muhamed mund të zhvendoset (FOTO-LAJM)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7441
Reputation : 19
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Varri i Profetit Muhamed mund të zhvendoset (FOTO-LAJM)    Tue Sep 02, 2014 5:12 pm







Varri i Profetit Muhamed mund të zhvendoset (FOTO-LAJM)





Një nga vendet më të shenjta të Islamit, varri i Profetit Muhamed, mund të shkatërrohet dhe trupi i tij të vendoset në një varr tjetër anonim, gjë që do të nxisë përçarje në të gjithë botën myslimane.

Sipas “The Independent”, një dokument 61-faqesh ka qarkulluar në mesin e mbikëqyrësve të vendit të shenjtë, që propozon që trupi i Profetit të zhvendoset në varrezat al-Baqi, ku do të varroset fshehurazi.

Vendi ku ai pushon në Medina, Arabi Saudite, vizitohet nga miliona myslimanë çdo vit dhe konsiderohet si vendi i dytë më i shenjtë pas Qabesë, ndërtesa e famshme në Mekë.

Ideja u hodh në dritë nga një akademik nga Arabia i cili ka kritikuar shkatërrimin e vendeve dhe objekteve të shenjta në Mekë. Akademiku i ka bërë publike planet për të lëvizur mbetjet trupore të Profetit, nga frika se vendi po bëhet gjithnjë e më shumë një vend i adhuruar.

“Duan që t’i parandalojnë pelegrinët nga pjesëmarrja dhe nderimi i varrit sepse besojnë se kjo është “shirk”. Por, mënyra e vetme për t’i ndalur njerëzit së vizituari Profetin është ta zhvarrosin prej aty” është shprehur për gazetën, dr Irfan al-Alaëi, drejtor i Fondacionit për Hulumtime të Trashëgimisë Islame.

“Shirk” në besimin islam, është adhurimi i objekteve apo shenjtorëve dhe është i ndaluar me fe.









------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Varri i Profetit Muhamed mund të zhvendoset (FOTO-LAJM)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Lajmet e Fundit-
Kërce tek: