Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Napolitano-Papës: Komuniteti ndërkombëtar gjithë interesin e merituar ndaj vizitës suaj në Shqipëri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7441
Reputation : 19
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Napolitano-Papës: Komuniteti ndërkombëtar gjithë interesin e merituar ndaj vizitës suaj në Shqipëri   Sun Sep 21, 2014 8:39 pm






Napolitano-Papës: Komuniteti ndërkombëtar gjithë interesin e merituar ndaj vizitës suaj në Shqipëri





Papa Françesku ka përshëndetur me anë të një telegrami presidentin italian Giorgio Napolitano dhe të gjithë italianët, duke i uruar paqe dhe qetësi, pak para se të nisej për në tokën shqiptare.
 
“Në çastin kur përgatitem për nisjen drejt udhëtimit tim apostolik në Republikën e Shqipërisë, ju shpreh juve dhe të gjithë italianëve përshëndetjen më të ngrohtë e cila është e shoqëruar nga shpresa për paqe dhe qetësi”, shkruhet në telegramin e Atit të Shenjtë drejtuar Presidentit italian Napolitano.
 
Pas telegramit të marrë nga ana e Papës, Presidenti Napolitano, i është përgjigjur me një mesazh falenderimi dhe inkurajimi për vizitën e kreut të Vatikanit në vendin tonë. Sipas Napoliatanos kjo vizitë e Papës në Shqipëri ka të gjithë interesin e merituar nga ana e komunitetit ndërkombëtar dhe gjithashtu është një mbështetje e rëndësishme ndaj të gjithë atyre që luftojnë për paqe dhe dialog.
 
“Komuniteti ndërkombëtar po sheh me shumë interes udhëtimin tuaj në Shqipëri, një vizitë që do të jetë dhe përkrahje e madhe për çdokënd aty që dedikon jetën e tij dhe me koston e sakrificave të dhimbshme, promovimit të dialogut dhe paqes në një rajon ende i prekur nga tensione të pa mbytura tërësisht”, shkruan në mesazhin e tij Napolitano.








------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Napolitano-Papës: Komuniteti ndërkombëtar gjithë interesin e merituar ndaj vizitës suaj në Shqipëri
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Lajmet e Fundit-
Kërce tek: