Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Maqedoni-Greqi, Venizellos: Për çështjen e emrit mungon sinqeriteti i palës tjetër

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7441
Reputation : 19
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Maqedoni-Greqi, Venizellos: Për çështjen e emrit mungon sinqeriteti i palës tjetër   Tue Nov 04, 2014 11:21 pm






Maqedoni-Greqi, Venizellos: Për çështjen e emrit mungon sinqeriteti i palës tjetër




“Qëndrimi i Greqisë për çështjen për emrin nuk është i pranueshëm, sepse pa dyshim njëra palë nuk ka për qëllim të marrë pjesë sinqerisht në dialog, nuk e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe nuk e respekton pozicionin për zgjidhje mesatare të palës greke”



Ministri i Jashtëm grek Vangjel Venizellos në një deklaratë për shtyp gjatë ditës së sotme në Athinë, është shprehur në lidhje me qëndrimin e Greqisë dhe atë të shtetit fqinj maqedon në lidhje me emrin zyrtar e këtij të fundit. Zoti Venizellos është shprehur se: “Qëndrimi i Greqisë për çështjen për emrin nuk është i pranueshëm, sepse pa dyshim njëra palë nuk ka për qëllim të marrë pjesë sinqerisht në dialog, nuk e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe nuk e respekton pozicionin për zgjidhje mesatare të palës greke”. Zoti Venizellos zgjodhi ditën e sotme që ti japë përgjigje pyetjes së ngritur para do ditësh nga ana e deputetit dhe njëkohësisht kryetarit të partisë së Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos.
Zoti Venizellos ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin e qeverisë greke në lidhje me emrin e shtetit maqedon. Sipas ‘Zhurnal”, ai tha: “Duke i respektuar rregullat e së drejtës ndërkombëtare, Greqia është e gatshme të pranojë emër për çdo përdorim me përcaktues gjeografik para termit Maqedonia” me çka do të bëhet dallim midis shtetit dhe zonës greke me të njëjtin emër”
Ndër të tjera ai nuk harroi të përmendte faktin që përkundër rëndësisë së çështjes me fqinjin kufitar, shteti grek edhe në planin ndërkombëtar është shprehur gjithmonë në lidhjen propozimin për zgjidhje duke shtuar gjithashtu se qëndrimi u është transmetuar vazhdimisht fqinjëve
“Këtë qëndrim e themi në të gjitha takimet tona me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, në të gjitha format ndërkombëtare dhe në takimet tona me përfaqësuesin special Methju Nimic. Ky qëndrim u është transmetuar edhe drejtpërdrejtë fqinjëve tanë”, përfundoi Ministri i Jashtëm grek Vangjel Venizellos.











------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Maqedoni-Greqi, Venizellos: Për çështjen e emrit mungon sinqeriteti i palës tjetër
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Lajmet e Fundit-
Kërce tek: