Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Hakmarrja e Arvizu ndaj Berishës: Act Now, votoni për udhëheqësit e ardhshëm !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7441
Reputation : 19
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Hakmarrja e Arvizu ndaj Berishës: Act Now, votoni për udhëheqësit e ardhshëm !   Sat Jun 22, 2013 3:31 pm







Hakmarrja e Arvizu ndaj Berishës: Act Now, votoni për udhëheqësit e ardhshëm !
Mund te quhet hakmarrja e ftohte e ambasadorit Aleksander Arvizu, pas injorimit publik qe i beri Sali Berisha ne kembim te nderit “burr shteti” pasi vrau 4 vete ne bulevard. Dhe sigurisht, nese Arvizu do e dinte se si do sillej Berisha me pas, mbase nuk do e quante kurre te tille…Dhe sot, nje dite para zgjedhjeve, ne heshtje elektorale, i ka bere apel gjithe shqiptareve te votojne sa me masivisht. Sepse vota masive do te thote pamundesi manipulimi per diktatorin e ardhshem Sali Berisha…
Ambasadori amerikan, duke celebruar një vjetorin e nismës Act Now, ka kërkuar nga shqiptarët që të dalin të votojnë ditën e nesërme.
Dita e sotme shënon përvjetorin e parë të nismës ACT Now!, ose Albanians Coming Together Now! – Shqiptarët Bëhen Bashkë Tani!
Më kujtohet që, edhe një vit më parë, ne përuruam këtë nismë në mesin e një vape përvëluese, dhe kështu, edhe përvjetorin e saj të parë po e festojmë përsëri në këtë vapë, këtu, në Kopshtin e Trëndafilave të Ambasadës Amerikane.
Dua të falënderoj të gjithë ata që e përqafuan këtë nismë me kaq entuziazëm, shqiptarët në mbarë vendin, si edhe personelin e Ambasadës.
Ideja kryesore e nismës ACT Now! është nxitja e një komunikimi më të mirë midis qytetarëve dhe udhëheqësve të zgjedhur prej tyre, për të mirën e vendit, dhe për të mirën e të gjithë shqiptarëve.
Dhe, siç e kam thënë dhe më parë, ka qenë diçka që na ka ngrohur zemrën të gjithëve ne këtu në Ambasadë, kur kemi parë se si kjo ide ka arritur të prekë imagjinatën e njerëzve, dhe se si njerëzit e kanë përqafuar atë ide me entuziazëm. Në mbarë vendin, ne kemi parë nisma, të mëdha e të vogla, që i kanë afruar njerëzit ndaj njeri-tjetrit, i kanë bërë bashkë ata, në një frymë shprese, optimizmi dhe pozitiviteti, të cilat, në të vërtetë, përfaqësojnë pikërisht nismën ACT Now!
Të dielën, në 23 qershor, shqiptarët në mbarë vendin do t’iu drejtohen kutive të votimit dhe do të angazhohen realisht në aktin më të rëndësishëm të nismës ACT Now!, që është të shprehurit e rolit të tyre, dhe dhënia e votës së tyre për zgjedhjen e udhëheqësve të ardhshëm.
Kështu, në këtë përvjetor të parë të nismës ACT Now!, ne dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë. Unë dëshiroj të falënderoj secilin personalisht, përfshirë dhe personelin këtu në Ambasadë, që është përpjekur shumë për ta bërë realitet këtë ide. Dhe tani, në fund, dëshirojmë të themi…VEPRO Tani“, thuhet në mesazhin e ambasadorit amerikan.










------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Hakmarrja e Arvizu ndaj Berishës: Act Now, votoni për udhëheqësit e ardhshëm !
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Lajmet e Fundit-
Kërce tek: