Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Serbët paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7441
Reputation : 19
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Serbët paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve   Sun Jun 23, 2013 10:13 pm






Serbët paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve





Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, duket se përfundimisht janë marrë vesh për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri, për çka kryeministri serb, tashmë e ka treguar edhe datën, që do të jetë 3 nëntori.
Kjo pajtueshmëri mes dy kryeministrave, e arritur në takimin e fundit në Bruksel, ka nxitur reagimin e serbëve në veri, në veçanti të udhëheqësve ilegalë atje, të cilët thonë se mbajtja e këtyre zgjedhjeve do të dështojë.
Prandaj, sfidë e Beogradit por edhe Prishtinës mbetet që tani t’i bindin serbët për të marrë pjesë në këto zgjedhje.
Në anën tjetër, partitë opozitare japin mendime të ndryshme për mbajtjen e zgjedhjeve më 3 nëntor.
Për LDK-në, kjo datë është e vonshme por jo edhe për AAK-në. Kurse Lëvizja “Vetëvendosje”, lajmin e dhënë për zgjedhjet në Kosovë, nga ana e kryeministrit serb e quan skandaloze.
Megjithatë, partitë opozitare pajtohen në një aspekt, dhe e vlerësojnë si lajm të mirë që për herë të parë në Kosovë zgjedhjet lokale do të organizohen edhe në veri.
Jakshiq: Serbët nuk do të dalin në zgjedhje
Marko Jakshiq, lider i serbëve në veri, thotë për “Zërin”, se qytetarët atje nuk do të dalin në zgjedhje, për shkak se ato organizohen nga institucionet e Kosovës.
“Nuk e besoj se do të dalin në zgjedhje, mbase një numër shumë i vogël”, u shpreh ai.
Ai nuk e pohoi por as mohoi nëse zyrtarët nga Beogradi po u bëjnë trysni qytetarëve në atë pjesë që të marrin pjesë në zgjedhje.
Duke iu përgjigjur shkurt kësaj pyetje ai tha: “Pavarësisht se çka janë marrë vesh Thaçi dhe Daçiq, veriu nuk i pranon institucionet e Kosovës. Nëse do ketë ndonjë që do të dalë në zgjedhje ai sigurt do të jetë i paguar”.
Jakshiq përmendi edhe vendimin kohë më parë të përfaqësuesve serbë të veriut, të cilët në mbledhjen e kuvendeve të katër komunave paralele atje, patën marrë vendim që asnjë prej tyre të mos kandidojë dhe të mos marrë pjesë në zgjedhjet që mund t’i organizojnë institucionet e Kosovës.
“Unë vazhdoj të mbështes këtë vendim. Besoj se njësoj do të bëjnë edhe politikanët tjerë”, tha ai.
Në anën tjetër, kryeministri serb Daçiq, u ka thënë mediave serbe se është me rëndësi që serbët në veri të votojnë duke përdorur dokumentet e Serbisë, kështu edhe do ta kenë më të lehtë të binden për të dalë në zgjedhje.
“Me rëndësi është që serbët në Kosovë e Metohi të mund të votojnë dhe të marrin pjesë në zgjedhje me dokumente të Serbisë”, është shprehur ai.
Fillimisht si datë është përmendur 20 ose 27 tetori, për shkak të shmangies së keqpërdorimeve sepse sa më vonë dita shkurtohet, megjithatë duket se vendimi ka qenë i varur nga bisedimet në Bruksel.
Dy partitë më të mëdha opozitare, LDK dhe AAK, kanë qëndrime të kundërta për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 3 nëntor.
AAK: 3 nëntori është i pranueshëm
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, tha për “Zërin”, se është e qartë që zgjedhjet lokale janë vonuar, në kuptimin e përgatitjeve të tyre, andaj, sipas tij, është me rëndësi që ato sa më parë të shpallen edhe zyrtarisht dhe të mos vonohen më.
“Kurse data 3 nëntor, është e pranueshme”, tha ai.
Megjithatë, me këtë datë nuk pajtohet lideri i opozitës kosovare, Isa Mustafa.
Në një prononcim dhënë mediave në Kosovë, Mustafa thotë se 3 nëntori është datë e papërshtatshme dhe mund të krijojë parregullsi të shumta për shkak të motit të keq dhe shkurtimit të ditës.
“Ne si LDK kemi kërkuar që zgjedhjet të mbahen në javën e fundit të shtatorit ose javën e parë të muajit tetor, kemi insistuar edhe në takimin e fundit që e kemi pasur me ndërkombëtarët dhe me qeverinë, por me sa jam i informuar ajo datë ka qenë e pamundur të harmonizohet me delegacionin serb”, është shprehur Mustafa.
Sidoqoftë, e vetmja dobi e këtyre zgjedhjeve për këto dy partitë është fakti se ato po mbahen në tërë territorin e Kosovës.
“E vetmja dobi e kësaj është se mbahen zgjedhjet në tërë territorin e Kosovës për çfarë edhe ne jemi angazhuar. Ndërkaq i frikohemi shumë kohës, sepse dita është më e shkurtë moti mund të jetë më i keq, prandaj mund të rrezikoj edhe rregullshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve”, është shprehur Mustafa.
Ndërsa, Burim Ramadani, tha se ky është një hap me rëndësi të madhe, i cili nuk është marrë prej vitit 2008, kur është shpallur pavarësia e Kosovës.
Sa i përket pjesëmarrjes së serbëve, ai thotë se jo vetëm Serbia por edhe Kosova duhet punuar për t’i bindur ata.
“Kosova lobimin e saj, meqë nuk ka qasje në veri, mund ta bëjë përmes ndërkombëtarëve”, tha Ramadani.
Të shpallen zgjedhjet nga Daçiqi, përbën skandal në vete
“Shpalljen” e datës së zgjedhjeve nga ana e kryeministrit serb, Ivica Daciq, drejtuesit e Lëvizjës “Vetëvendosje” e kanë quajtur skandal.
Datën e 3 nëntorit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë e ka deklaruar Ivica Daçiqi, kryeministri i Serbisë, pos që përbën skandal në vetvete, kjo po dëshmon se me negociatat me Serbinë dhe marrëveshjen me të, Kosova po bëhet gjithnjë e më e varur nga Serbia”, tha Erzen Vraniqi nga “Vetëvendosje”.
“Serbia tash do të pyetet për kushtetutë, ligje, buxhet, zgjedhje, energji, telekomunikacion etj. në Kosovë. Më nuk bëhet fjalë për autonomi të asociacionit në Kosovë, por për zbatimin e planit serb për Kosovën, kur thonin Kosova më shumë se autonomi e më pak se pavarësi”, tha ai.
Vraniqi shtoi se VV i ka propozuar dy data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, që janë 29 shtator dhe 6 tetor, pikërisht kur dita është më e gjatë dhe procesi zgjedhor mund të kryhet i tëri gjatë dritës.
Prandaj, VV sipas tij, kërkon nga presidentja t’i respektojë propozimet si të “Vetëvendosjes” ashtu edhe të subjekteve tjera e jo t’i koordinojë zgjedhjet lokale me interesin e Serbisë.
Në anën tjetër, për analistët kjo nuk përbën çudi, duke u nisur nga fakti që procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi, nga fillimi është bërë në të mirë të Beogradit e aspak Kosovës.
“Shteteve evropiane nuk u intereson Kosova, por Serbia. Në këtë rast Kosova vetëm po i kontribuon Serbisë që ajo të ecë drejt rrugës evropiane, e veten vetëm po e dëmton”, është shprehur analisti, Behxhet Shala.
Ndryshe, dy kryeministrat Thaçi dhe Daçiq janë ritakuar në Bruksel, më 20 qershor, për shkak se grupet punuese nuk kanë arritur të dakordohen, lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve, e po ashtu edhe për shumë tema tjera, të parapara me marrëveshjen e 19 prillit, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Përveç datës së zgjedhjeve, dy kryeministrat kanë arritur pajtueshmëri edhe për detajet e integrimit të gjyqtarëve dhe policëve serbë në institucionet e Kosovës pas zhbërjes së strukturave paralele.
Megjithatë nga ana e palës kosovare nuk tregohen detaje të këtyre temave.
Edhe për datën e zgjedhjeve dhënë nga Ivica Daçiq, asnjë zyrtar në Prishtinë as nuk e ka pohuar por as mohuar. Të kontaktuar disa prej tyre, nuk i kanë kthyer përgjigje gazetës.









------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Serbët paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Lajmet e Fundit-
Kërce tek: