Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Shtëpia e Bardhë kërkon nga Rusia ta dëbojë Snowdenin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7441
Reputation : 19
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Shtëpia e Bardhë kërkon nga Rusia ta dëbojë Snowdenin   Wed Jun 26, 2013 9:56 pm






Shtëpia e Bardhë kërkon nga Rusia ta dëbojë Snowdenin




htëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Rusisë për ta dëbuar ish-kontraktorin e inteligjencës amerikane në ikje, Edward Snowden.

Dje, presidenti Vlladimir Putin konfirmoi se Snowden ishte në hapësirën tranzitore të aeroportit të Moskës, por e ka përjashtuar mundësinë që ai t’i dorëzohet Uashingtonit.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Patrick Ventrell, ka pranuar se ndërmjet Rusisë e Shteteve të Bashkuara nuk ekziston marrëveshja për ekstradim, por ka këmbëngulë se ekzistojnë “baza juridike të qarta” që Snowden të dëbohet, pasi ai ballafaqohet me akuza dhe se pasaporta e tij është revokuar.

Më herët, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i bëri thirrje Rusisë që të jetë e “qetë” dhe ta dorëzoj Snowdenin, duke thënë se Uashingtoni nuk po kërkon “konfrontim”.

Senatori republikan, John McCain, e ka akuzuar presidentin Barack Obama, se është i butë dhe ka kërkuar nga ai që t’i rishqyrtoj raportet me Moskën.

Edward Snowden i ka zbuluar programet sekrete të vëzhgimit të Shteteve të Bashkuara.










------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Shtëpia e Bardhë kërkon nga Rusia ta dëbojë Snowdenin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Lajmet e Fundit-
Kërce tek: