Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Lugina e Preshevës kërkon ndihmë nga Edi Rama

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7441
Reputation : 19
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Lugina e Preshevës kërkon ndihmë nga Edi Rama   Wed Jun 26, 2013 11:07 pm








Lugina e Preshevës kërkon ndihmë nga Edi Rama





Tri komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi shpresojnë se, qeveria e ardhshme shqiptare e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, do të ketë interesim të shtuar për shqiptarët e kësaj ane, për lirinë e tyre.
Shoqatat dhe intelektualët të cilën merren aktivisht me zgjidhjeve problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, thonë se, konsolidimi  sa më i shpejt i Institucioneve Demokratike në Tiranë ndihmon  çështjen shqiptare edhe në Kosovën Lindore, raporton agjencia e lajmeve INA. 

“Rezultatet e numërimit të deritashme të votave tregojnë se, Edi Rama  do të jetë kryeministri i ardhshëm  i  Shqipërisë, prandaj duke qenë njeriu i parë i Shqipërisë dhe duke pasur  parasysh angazhimin  dhe interesimin të  vazhdueshëm të tij e të partisë socialiste në ngritjen e problemit  e të kërkesave për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur  të shqiptareve të Kosovës Lindore, besojmë se edhe në të ardhmen  do të vazhdoj të angazhohet më me ngulm  dhe do të ketë interesim të shtuar për shqiptarët e Kosovës Lindore, për lirinë e tyre, njëherit do të kërkojë edhe nga ndërkombëtarët që edhe në këtë pjesë të zbatohen konventat ndërkombëtare për realizimin e vullnetit të popullit shqiptar për të qenë i  lirë  dhe i barabartë me të gjithë popujt e Ballkanit  dhe të botës,” thuhet në deklaratën e shoqatës “Vatra”.

"Ne  shoqata “Vatra” dhe gjithë shqiptarët e ndjekur nga Presheva, Bujanoci  e Medvegja urojmë që ky proces zgjedhor të përmbyllet me sukses dhe pa  incidente të reja, urojmë që sa më shpejtë të konsolidohen Institucionet Qeverisëse Shqiptare në Tiranë, sepse, jo vetëm që i tregoni botës  dhe pushteteve të shteteve fqinje se populli shqiptar din e ka vullnet të ec përpara, është popull demokratik e perëndimor, por  duke qenë të tillë na ndihmon edhe ne shqiptarëve kudo që jemi jashtë Shqipërisë Londineze, e posaçërisht shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit," theksohet në fund të deklaratës. (INA)












------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Lugina e Preshevës kërkon ndihmë nga Edi Rama
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Lajmet e Fundit-
Kërce tek: