Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Zgjedhjet, Pack: Qeverisë së re i uroj shumë suksese

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7441
Reputation : 19
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Zgjedhjet, Pack: Qeverisë së re i uroj shumë suksese   Wed Jun 26, 2013 11:15 pm







Zgjedhjet, Pack: Qeverisë së re i uroj shumë suksese





Në një intervistë për Deutsche Welle-n, eurodeputetja Doris Pack analizon procesin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe qeverisjen e ardhshme nën drejtimin e të majtëve. Ndërsa vlerëson se vota plebishiptare për Aleancën e majtë është një goditje për politikanët që kanë qeverisur deri tani, Pack thekson se thashmë ata kanë shansin që në muajt dhe vitet e ardhshme të tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë.
“Edhe unë pothuajse ndaj të njëjtin mendim me ata që kanë deklaruar, përfaqësuesit e OSBE-së, vëzhguesit ndërkombëtarë, apo shokët e mi si dhe shtypi lidhur me procesin zgjedhor. Ndërsa për rezultatin nuk e di a është një rezultat që mua duhet të më befasojë, pasi Shqipëria nuk më suprizon më. Sigurisht që kjo fitore e arritur nga Aleanca e Majtë është një goditje për politikanët që kanë qeverisur deri tani, por ky është një proces demokratik ku ka fituar shumica e cila tashmë i takon edhe të qeverisë për katër vitet e ardhëshme. Votuesit kanë dhënë votën për ata (të majtët) dhe tani është koha që ata të dëshmojnë se sa janë në gjendje t’u përgjigjen premtimeve të tyre dhe të qeverisin në respekt të votës së zgjedhësve. Pra të shohim në vitet në vijim se sa ata mund të bëjnë më mirë ose jo në qeverisjen e vendit. Tani ata kanë shansin që në muajt dhe vitet e ardhshme të tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Ata më herët kanë premtuar shumë dhe ne jemi në pritje me shpresë se premtimet e tyre do të bëhën realitet” tha ajo.


Më tej Zonja Pack shton  se qeveria e re bashkë me opozitën e kanë në dorë ta shkurtojnë apo ta zgjasin rrugën për në BE. Nëse zoti Rama do të ketë përvojën e duhur si kryeministër i ri,  për një qeverisje demokratike dhe frutdhënëse për popullin  shqiptar, ajo shprehet se PS si parti fituese  tashmë ka një shans për të qeverisur dhe mbetet për tu parë sesa kjo parti do ta shfrytëzojë këtë shans.
“Unë mendoj se sfidat që ka përpara Shqipëria janë të shumta, por gjithësesi hapat janë hedhur dhe kërkesat e BE-së kanë nisur të kuptohen seriozisht nga të gjitha palët. Për të qenë një vend kandidat duhet që qeveria t’i plotësojë me rigorizitet të gjitha këto kërkesa, pa zvarritje dhe mungesë vullneti nga të gjitha palët. Sigurisht që kjo rrugë tashmë duhet ndjekur edhe nga qeveria e re dhe kjo qeveri bashkë me opozitën e kanë në dorë ta shkurtojnë apo ta zgjasin rrugën për në BE, sepse me qeverinë e kaluar dhe opozitën e kaluar patëm një përvojë jo të mirë. Për këtë arsye nuk kam as prognoza se si do të jetë e ardhmja nën qeverisjen e re. Por le të lemë fillimisht qeverinë të nisë punën dhe më pas kemi kohë edhe ta analizojmë me hapat që ajo do të bëjë për këtë çështje, pra për afrimin e vendit në BE.E theksoj në mënyrë të veçantë që unë vetë personalisht nuk mund të jap vlerësime para kohe se çfarë mund të jetë ai në gjendje të bëjë ose se sa ai i mban premtimet e dhëna. Tani mendoj se është e rëndësishme që të shohim në qeverinë e re se cilat janë objektivat për të ardhmen dhe me këtë rast unë i uroj qeverisë së re shumë suksese, pasi çdo sukses i qeverisë është sukses i vendit, sukses për qytetarët, për popullin. Ky është interesi im për këto zgjedhje dhe qeverisjen e re. Kjo parti (fituese) tashmë ka një shans për të qeverisiur dhe ne do të shohim se sa kjo parti do ta shfrytëzojë këtë shans”tha eurodeputetja.


Eurodeputetja Doris Pack shprehet e gëzuar që zgjedhjet në pjesën më të madhe kaluan shumë mirë dhe shpreson që pas një kohe të vështirë mes mazhorancës dhe opozitës do të ketë një vullnet të përbashkët në rrugën e integrimit europian.Në përfundim të intervistës ajo dha një koment edhe për heshtjen e Kryeministrit Berisha pas humbjes.
“Për mendimin tim ky fakt edhe ia lehtëson por edhe mund t’ia vështirësojë punën. Por gjithësesi Partia Socialiste ka një shumicë të madhe së bashku me partitë e tjera të koalicionit për të bërë një politikë europiane në interes të popullit të Shqipërisë. Duke pasur shumicën e ka më të lehtë për të realizuar shumë gjëra që janë në interes të popullit dhe nëse nuk e shfrytëzon këtë, atëherë me siguri që do të ketë shumë kritika. Por nuk më takon mua të parashiikoj të ardhmen e qeverisë së re edhe pse ajo ka tashmë një shumicë kaq të madhe të përfaqësuar në parlament. Le t’ia lëmë kohës. Unë vetë jam e gëzuar që këto zgjedhje në pjesën më të madhe kaluan shumë mirë dhe shpresoj që pas një kohe të vështirë mes mazhorancës dhe opozitës do të ketë një vullnet të përbashkët në rrugën e integrimit europian. Sigurisht që në stilin e një demokracie të mirë, normalisht humbësi duhet të urojë fituesin. Por ju e dini vetë se sa e helmuar është klima në Shqipëri. Unë jam e sigurtë se edhe Rama nuk do ta kishte uruar Berishën nëse ai do të kishte fituar” përfundoi Pack.











------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Zgjedhjet, Pack: Qeverisë së re i uroj shumë suksese
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Lajmet e Fundit-
Kërce tek: