Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 EGJIPT - MURSI PREMTON BËRJEN E NDRYSHIMEVE NË KUSHTETUTË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7441
Reputation : 19
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: EGJIPT - MURSI PREMTON BËRJEN E NDRYSHIMEVE NË KUSHTETUTË   Thu Jun 27, 2013 6:30 pm







EGJIPT - MURSI PREMTON BËRJEN E NDRYSHIMEVE NË KUSHTETUTË

Presidenti egjiptian Muhammed Mursi, përpara protestave që do të bëhen në fundjavë, i ka propozuar opozitarëve ndryshimin e kushtetutës.





Presidenti egjiptian Muhammed Mursi, përpara protestave që do të bëhen në fundjavë, i ka propozuar opozitarëve ndryshimin e kushtetutës.
Në fjalimin e transmetuar në televizor, Mursiu tha se polarizimi e ka paralizuar Egjiptin dhe për këtë ai bëri fajtorë armiqtë e demokracisë.
Në fjalimin që zgjati 3 orë, Presidenti Egjiptian propozoi krijimin e një komisioni të përbërë nga përfaqësues të të gjitha partive për ndryshimin e kushtetutës së re miratuar vitin e kaluar.
Mursi i cili propozoi bërjen e një mbledhjeje për bisedimin e kësaj çështjeje, dha garancinë e bërjes së reformave të shpejta dhe radikale nëpër institucionet shtetërore.
Ai gjithashtu vuri në dukje se qeveria planifikon të krijojë një komision pajtimi të dytë të përbërë nga myslimanët dhe të krishterët.
Duke pranuar se qeveria në vitin e parë ka bërë disa gabime, Mursi tha se nga këto gabime janë nxjerrë mësime dhe shtoi: “... Përpara jush nuk qëndron një njeri me pozitë, por një egjiptian i preokupuar për Egjiptin”.
Në çastet që Mursi po mbante fjalim, me mijëra njerëz të mbledhur në Sheshin Tahrir kërkuan dorëheqjen e presidentit dhe hodhën sloganet “populli dhe ushtria dorë për dorë”.
Me qindra persona të mbledhur përpara Ministrisë së Mbrojtjes, hodhën slogane për bërjen president të Ministrit të Mbrojtjes Abdyl Fattah Al Sisi.
Në qytetin Mansura midis përkrahësve të Mursiut dhe opozitarëve dolën përleshje ku 2 persona humbën jetën dhe u plagosën më shumë se 200 të tjerë.
Edhe në Aleksandri midis simpatizantëve të Mursiut dhe palës kundërshtare u përjetuan përleshje.
Kurse në qytetin Sharkije, opozitarët e Mursiut, pas fjalimit të transmetuar në televizion, sulmuan qendrën e Vëllezërve Myslimanë dhe shkatërruan sendet që ishin brenda godinës.
Në Egjipt përpara protestave që do të organizohen ditën e diel, kur Mursi do të ketë mbushur një vjet në detyrën e presidentit, situata vazhdon të jetë e tensionuar.
Numri i atyre që aplikojë nëpër shoqëritë private të sigurimit, sa vjen dhe po shtohet edhe më shumë.
Populli është duke mbledhur stoqe ushqimesh dhe vajguri. Kurse nëpër stacionet e benzinës formohen radhë të gjata.
Ushtria ka bërë paralajmërimin se do të ndërhyjë në rast se ngjarjet e dhunës nuk kanë për t’u ndërprerë.









------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
EGJIPT - MURSI PREMTON BËRJEN E NDRYSHIMEVE NË KUSHTETUTË
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Lajmet e Fundit-
Kërce tek: