Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Ministrat shqiptarë në “mision”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7441
Reputation : 19
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Ministrat shqiptarë në “mision”   Sun Jun 30, 2013 6:17 pm






Ministrat shqiptarë në “mision”





Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë vazhdojnë praktikën e takimeve me homologët e tyre grekë, derisa një gjë e tillë nuk ndodhë me ministrat maqedonas, të cilët ose refuzohen ose takohen me zyrtarët grekë, por në kuadër të iniciativave të ndryshme rajonale.
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi, të mërkurën do të qëndrojë në Athinë, ku do të pritet nga shefi i diplomacisë greke Dhimitris Avramopullos.
Nga kabineti i Besimit kanë deklaruar se në këtë takim do të bisedohet për çështjet që kanë të bëjnë me integrimin dhe bashkëpunimin dypalësh, por, Besimi siç bëhet e ditur do të hap edhe çështjen e kontestit me emrin.
Lidhur me këtë vizitë, mediat maqedonase kanë transmetuar një shkrim të gazetës greke “To Vima”, e cila, shkruante se vizita është në kontekst “të kërkimit të kanaleve nga ana e Athinës për komunikim në Shkup me qëllim lehtësimin e zgjidhjes së qorrsokakut rreth çështjes për emrin, krahas mos-lëshimit pe të kryeministrit Nikolla Gruevski”.
Duke komentuar komunikimin e këtillë mes Shkupit dhe Athinës, ish-diplomati Alajdin Demiri thotë se ministrat shqiptarë janë neutral në takimet e këtilla për dallim nga ata maqedonas, të cilët nuk ofrojnë asnjë mundësi për kapërcimin e dallimeve mes dy vendeve.
Ai nuk pret asgjë nga takimet e tilla të cilat siç shprehet janë thjesht takime protokollare.
“Pse nuk i pranojnë ministrat maqedonas, por edhe vet kryeministrin e Maqedonisë, për arsye se nuk kanë qëndrim, nuk kanë vlerësim real për kontestin se si duhet të zgjidhet kurse ministrat shqiptar që shkojnë nuk kanë as vlerësim pozitiv e as negativ, se nuk kanë ofertë për të negociuar, por, nuk kanë as kërkesë se çfarë duhet të kërkojnë. Kjo është pjesë e diplomacisë rigide që ndodhë vetëm për kurtuazi”, thotë Demiri.
Ai thotë se ministrat shqiptar dhe BDI-ja në përgjithësi angazhimin e tyre për zgjidhjen e çështjes së emrit duhet ta zhvillojnë në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë, dhe jo të përdorin ofensiva diplomatike pasi të gjithë sipas Demirit, tashmë e kanë të qartë, se shqiptarë janë të përkushtuar dhe kërkojnë integrimin pa kushte të Maqedonisë në NATO dhe BE.
“Është një spekulim i brendshëm i BDI-së për efekte brenda popullit shqiptar se ata janë të brengosur për këtë çështje dhe shprehje e një pozitiviteti të shqiptarëve për anëtarësim në NATO dhe BE, por atë bindje pozitive shqiptarët e kanë edhe pa BDI-në edhe pa Ali Ahmetin, pasi ai duhet ta kanalizojë këtë çështje pikërisht në qeveri”, shprehet Demiri.
Përveç Besimit që udhëton për në Greqi, një delagacion e BDI-së i kryesuar nga Ali Ahmeti tashmë ndodhet në SHBA në takime me zyrtarë të lartë administratës amerikane, me të cilët ka biseduar edhe për çështjen e bllokimit të integrimit të Maqedonisë.
Nga BDI-ja kanë thënë se partnerët e koalicionit nuk kanë dallime për çështjen e integrimit të vendit, ndërsa Ahmeti në veçanti ka theksuar pozicionin korrekt të shqiptarëve si ndaj këtij problemi ashtu edhe ndaj moskontestimit të identitetit të maqedonasve.
Nga ana tjetër, ish diplomati Dimitar Mirçev duke komentuar ktivitetet e fundit të zyrtarëve të Maqedonisë nuk përjashton mundësinë që deri në qershor të gjendet në zgjidhje për emrin.
“Është e qartë se po mbyllet, po ngushtohet hapësira për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe mendoj nëse vërtetë ka disponim në Athinë mendoj se mund të ketë ndonjë zgjidhje edhe pse unë nuk besoj shumë në zgjidhjen e shpjeta apo përfundimtare por të ngushtohet rrethi dhe dy qeveritë të deklarojnë se janë krijuar kushtet për zgjidhjen e problemit”.
“Kjo mendoj se do të ishte e mjaftueshme që Maqedonia të merr datën për fillimin e bisedimeve dhe deri në përfundimin e tyre të ketë edhe një zgjidhje përfundimtare të problemit”, thotë ish-diplomati Dimitar Mirçev.










------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Ministrat shqiptarë në “mision”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Lajmet e Fundit-
Kërce tek: