Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Serbët e veriut të Kosovës do ta shpallin pavarësinë?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7441
Reputation : 19
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Serbët e veriut të Kosovës do ta shpallin pavarësinë?   Sun Jun 30, 2013 6:20 pm






Serbët e veriut të Kosovës do ta shpallin pavarësinë?





Një grup liderësh radikalë të serbëve po bëhen gati që ta shpallin pavarësinë e pjesës veriore të vendit, aty ku në katër komuna serbët janë popullatë shumicë.
Vendimi i mundshëm i serbëve të kësaj pjesë të Kosovës vjen si pasojë e marrëveshjes së arritur në Bruksel mes dy kryeministrave, Hashim Thaçit dhe Ivica Daicicit.
Burime të Gazetës Express, brenda Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, bëjnë të ditur se diçka e tillë pritet të ndodh ditëve të ardhshme, ndërsa sipas tyre, një mundësi e tillë është planifikuar për vite me radhë.
Në Qeverinë e Kosovës thonë të mos kenë informata për këtë. Mirëpo, Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i ka thënë Expressit se çdo veprim i tillë do të trajtohet si jolegal.
Shpallja e pavarësisë së njëanshme, ndërkaq, sipas burimeve të Expressit, po shihet si mundësia e vetme e serbëve radikalë që të arrihet qëllimi i ndarjes së Kosovës, tash pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel.
Ndryshe, për të diskutuar pikërisht për gjendjen politike në veri të Mitrovicës, ku banojnë me shumicë serbët e Kosovës, përfaqësuesit ilegalë të këtyre të fundit kanë takuar para pak ditësh krerët e shtetit serb.
Publikisht nga dera e Kryeministrit Ivica Dacic përfaqësuesit ilegalë të komunave veriore të Kosovës kishin dalë të pashpresë. Ngase, Dacic iu kishte thënë që të merren vesh me Prishtinën, në mënyrën se si do të organizohej jeta pas zbatimit të marrëveshja Kosovë-Serbi në pafuqi të kësaj të fundit për ta kundërshtuar Brukselin.
Mirëpo, pas takimeve me Presidentin Tomislav Nikolic dhe Zëvendëskryeministrin Aleksandër Vucic, përfaqësuesit ilegalë të komunave treguan qartazi se nuk e pranojnë marrëveshjen.
Për t’i mundur serbët që ta pranojnë marrëveshjen dhe të mos marrin veprime radiale, Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka paralajmëruar se javën e ardhshme, mes datave 7 dhe 12 maj, do të vizitojë Kosovën.










------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Serbët e veriut të Kosovës do ta shpallin pavarësinë?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Lajmet e Fundit-
Kërce tek: