Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Lëvizja VETËVENDOSJE!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7836
Vleresimi : 22
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Lëvizja VETËVENDOSJE!   Sun Nov 01, 2015 2:58 pm






Lëvizja VETËVENDOSJE!




Në qendër të Tiranës gjendet shtatorja madhështore e kryetrimit që për një çerekshekulli sfidoi suksesshëm Perandorinë Osmane - Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, vepër e skulptorit të famshëm shqiptar, Odhise Paskali. Shatorja paraqet udhëheqësin Kastriot mbi kalë, shpatën lart, i gatshëm për sulmin e radhës. Çdo shpjegim i saj do të ishte i tepërt: kush është ai shqiptar që, nëse jo drejtpëdrejt, s'e ka parë shtatoren e Skënderbeut së paku në televizor. Prandaj qysh duket shtatorja - kjo nuk është çështja. Problemi që na çon drejt e në thelbin e çështjes së pazgjidhur shqiptare ka të bëjë me kinsereprodukimet e shtatores në dy prej qyteteve të mëdha shqiptare, Prishtinës e Shkupit.

Një vëzhgues i vëmendshëm me siguri që do ta ketë vërejtur dallimin ndërmjet Skënderbeut tiranas dhe atij prishtinas. Versioni prishtinas nuk është reprodukimi besnik i kryeveprës së Paskalit. Përderisa Gjergji i Shqipërisë qëndron kryelartë e në pozicion sulmi me shpatën lart, Kastrioti i Kosovës e ka ulur shpatën, për të mos iu dukur (ose, më mirë, ia kanë ulur atë). A nuk mund të nxirret prej këtij dallimi substancial krejt thelbi i problemit?

Shqipëria, edhe pse me probleme serioze në fushën e politikave zhvillimore, prapëseprapë me një popull sovran, mjaft i manipuluar prej grupeve politike, por megjithatë, gjithnjë me mundësinë për t'u zhvilluar, sepse mbi të gjitha i lirë. Prandaj në qendër të kryeqytetit gjendet Skënderbeu i lirisë, Skënderbeu që më parë vdes se që i nënshtrohet Perandorisë Osmane, fuqisë më të madhe ushtarake të kohës. Në këtë kuptim, a s'është heroizmi i Skënderbeut tamam ai i princit spartan Leonidas, i cili së bashku me 300 shokët e tij më parë zgjedh luftën deri në vdekje kundër ushtrisë persiane të Kserksit mijëra herë më të fuqishme, sesa nënshtrimin (i paraqitur mrekullisht në filmin 300 (2006) të Zack Snyderit)? Gjergji i Tiranës është Skënderbe kombëtar.

Në anën tjetër Kosova, pa vetëvendosje, e kontrolluar prej regjimit antidemokratik dhe neokolonial të UNMIKut, me institucione politike të ndërtuara, prandaj të kontrolluara prej tij, të mbushur me njerëz partish politike, të cilët kanë dy detyra themelore: të jenë të dëgjueshëm ndaj UNMIK-ut dhe të pasurohen personalisht në të gjitha mënyrat e pista të mundshme. Kurse është populli ai i cili ndodhet tërësisht në anën e kundërt, i lënë anash, i përbuzur, i mashtruar, i vjedhur… Në një vend ku pushteti i UNMIK-ut me hegjemoninë e tij të paskrupullt mbisundon mbi çdo pore shoqërore, Skënderbeu natyrisht që do ta ketë shpatën ulur, sepse në të kundërtën, shpata e tij e ngritur a nuk do të cilësohej si kërcënim ndaj "multietnicitetit"? Shtatorja, pra, lypset të jetë "politikisht korrekte", përbrenda koordinatave ideologjike të multietnicitetit, të imponuara prej UNMIK-ut. Skënderbe i çarmatosur, Skënderbe që ka nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë dhe Marrëveshjen për Çarmatosjen e UÇK-së nën Perandorinë Jugosllave. Skënderbe për zgjidhjen e problemeve përmes "dialogut", Skënderbe negociator. Kastrioti i Prishtinës është Skënderbe multietnik.

Skënderbeu i Pakos së Ahtisaarit nuk mund të jetë njëkohësisht edhe Gjergj edhe Skënder. Pas "eksterritorialitetit", pas uzurpimit të historisë e kulturës sonë mesjetare ortodokse, Kastrioti mbetet vetëm Skënder…

Multietniciteti i UNMIK-ut është shprehja tjetër për antishqiptarizmin e tij. Kujt nuk i kujtohet heqja e pikturave me heronjtë tanë kombëtar në holin e Asamblesë së Kosovës? Pozicioni i tyre luftarak kundër shtetit serb nuk i shkoka për shtati Kosovës multietnike. Por, "çuditërisht", për UNMIK-un nuk është aspak antimultietnike kur serbët qesin portretet e kriminelit Vojislav Sheshel, i cili gjatë luftës në Kosovë ia kërkonte Milosheviqit (me partinë e të cilit pat themeluar "Qeverinë e Shpëtimit Kombëtar Serb") vetëm 5 ditë që t'i qëronte hesapet me popullin shqiptar të Kosovës nëpërmjet masakrave. Ideologjia e UNMIK-ut thotë që Kosova për shqiptarët duhet të jetë multietnike, kurse për serbët serbe. Prandaj, multietniciteti i imponuar prej UNMIK-ut është së pari hipokrit; e së dyti ideologji e mohimit tonë kombëtar dhe retushimit historik.

500 metra para se të arrish te "Ura e Gurit" në qytetin e Shkupit, në pjesën e "Çarshisë së Vjetër", gjendet Skënderbeu i tretë, vepër e skulptorit Thoma Thomai. Tepër i vogël, krejt shpatën futur në brez, qëndrimin sikur të ishte kthyer prej një beteje të humbur. Sikur ta kishte nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit. Skënderbe që ka luftuar për ruajtjen e sovranitetit të Maqedonisë. Ky i Shkupit është Skënderbe minoritar. Shqiptarët e Luginës nuk trajtohen, madje, as si pakicë. Serbia i trajton ata sikur të mos ishin fare. Në Luginën e Preshevës nuk ka fare Skënderbe.










------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Shporta-
Kërce tek: