Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Qeveria e Shqipërisë ngrin shpenzimet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7441
Reputation : 19
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Qeveria e Shqipërisë ngrin shpenzimet   Mon Jul 01, 2013 9:27 pm







Qeveria e Shqipërisë ngrin shpenzimet





Kriza e rënduar e financave publike e ka detyruar Ministrinë e Financave të përgatisë me shpejtësi një vendim për të frenuar shpenzimet e buxhetit.
Drafti i bërë gati nga ekspertët ndalon çdo prokurim të ri publik për investime dhe ngrin shpenzimet për dieta e udhëtime të administratës.
Kufizimi i shpenzimeve në mes të vitit buxhetor është shndërruar në një traditë për financat publike, që pas vitit 2009. Por këtë herë situata është më e rëndauar.
Burime nga Financat thonë për Top Channel se është e domosdoshme që urdhëri të kalojë sa më parë në qeveri për
të marrë formën ligjore, pasi çdo ditë që kalon financat e shtetit përkeqësohen më shumë deri në pamundësi për të shlyer detyrimet emergjente.
Për pesë muajt e parë të vitit, qeveria ezauroi 80 për qind të gjithë kufirit vjetor të huamarrjes së brendshme, ndërkohë që në qershor shifra është rritur edhe më shumë.
Për shkak të kësaj situate, Thesari ka filluar të mos shlyejë faturat, madje tani edhe ato që janë pranuar zyrtarisht. Sipas burimeve nga Financat, vetëm këto muajt e fundit janë krijuar 2 miliardë lekë detyrime të pashlyera ndaj bizneseve, që kanë kryer punë publike gjatë muajve të fundit.
Këto janë fatura të njohura zyrtarisht dhe të pranuara në Thesarin e shtetit, veç malit të borxheve të prapambetura, deri në 200 milionë euro, që është akumuluar gjatë viteve të fundit.
Rëndimi i situatës financiare të qeverisë është edhe më i pamenaxhueshëm tani. Pas humbjes së zgjedhjeve, qeveria e rënë nuk e ka më mandatin për të ndërhyrë në buxhet. Gjasat janë që rishikimi i detyrueshëm i buxhetit të ndodhë në muajin tetor nga qeveria e re.
Por me të ardhurat në rënie dyshifrore dhe borxhin ligjor gati të ezauruar 100 për qind, rreziku kryesor deri në formimin e qeverisë së re nuk është më vetëm borxhi i keq ndaj biznesit, por edhe aftësia e qeverisë për të paguar në kohë pensionet dhe rrogat e administratës.









------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Qeveria e Shqipërisë ngrin shpenzimet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Lajmet e Fundit-
Kërce tek: