Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 PRESIDENTJA JAHJAGA SHPALL 3 NËNTORIN 2013 DATE TË ZGJEDHJEVE LOKALE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7441
Reputation : 19
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: PRESIDENTJA JAHJAGA SHPALL 3 NËNTORIN 2013 DATE TË ZGJEDHJEVE LOKALE   Wed Jul 03, 2013 5:16 pm






PRESIDENTJA JAHJAGA SHPALL 3 NËNTORIN 2013 DATE TË ZGJEDHJEVE LOKALE
Presidentja Jahjaga ka dekretuar 3 Nëntorin 2013 datë të mbajtjes së zgjedhjeve komunale në vend, kumtoi të martën pasdite Presidenca kosovare.





Presidentja Jahjaga ka dekretuar 3 Nëntorin 2013 datë të mbajtjes së zgjedhjeve komunale në vend, kumtoi të martën pasdite Presidenca kosovare.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar konsultimet përmbyllëse me liderët e partive politike parlamentare dhe me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për përcaktimin e datës së zgjedhjeve komunale në territorin e Republikës së Kosovës.
Presidentja Jahjaga, në konsultimet përmbyllëse me liderët politikë, vlerësoi se mbajtja e zgjedhjeve komunale në tërë territorin e Republikës së Kosovës, njëkohësisht, është një mesazh i rëndësishëm për qytetarët e vendit dhe siguron integritetin territorial dhe subjektivitetin e Kosovës.
Presidentja Jahjaga ka theksuar se zgjedhjet komunale duhet të jenë të drejta, demokratike dhe të lira ku secili qytetar i Republikës së Kosovës, pa dallim, të mund të shprehë vullnetin e tij lirshëm përmes votës së tij.
Ajo ka theksuar se përfshirja në zgjedhjet komunale e qytetarëve të komunitetit serb, të komunave në veri të territorit të Republikës së Kosovës, do t'u mundësojë atyre zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legalë e legjitim, të dalë nga vota, që do të punojnë për të ardhmen e të gjithë qytetarëve dhe për integrimin e të gjithëve në shoqërinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Presidentja Jahjaga ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë të drejtë vote, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe obligim për të përcaktuar të ardhmen e tyre.
Pjesëmarrja e qytetarëve të Republikës së Kosovës në zgjedhjet komunale do t'u japë atyre mundësinë që të ndihmojnë në ngritjen e mirëqenies dhe të përmirësojnë jetën e tyre.










------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
PRESIDENTJA JAHJAGA SHPALL 3 NËNTORIN 2013 DATE TË ZGJEDHJEVE LOKALE
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Lajmet e Fundit-
Kërce tek: