Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Kongresi vendos per mbylljen e lotarise amerikane

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7441
Reputation : 19
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Kongresi vendos per mbylljen e lotarise amerikane   Fri Jul 05, 2013 4:19 pm







Kongresi vendos per mbylljen e lotarise amerikane

Lotaria e vizave qe u jep mundesi njerezve te aplikojne per te fituar te drejten per banim te perhershem ne Shtetet e Bashkuara mund te eliminohet nese Kongresi miraton versionin e tanishem te planit dy partiak te reformes se imigracionit. Lotaria e vizave u themelua si nje menyre per t’i dhene shansin te interesuarve per te arritur “endrren amerikane”. 

Por plani i ri i reformes se imigracionit ne vend te lotarise do te perqendrohet ne terheqjen e fuqise punetore te arsimuar ne shkence, teknologji, inxhinieri dhe matematike. 

Para dy vitesh Rafiq-ul-Islam fitoi nje vize te perhershme amerikane permes Lotarise se Vizave dhe erdhi ne Shtetet e Bashkuara nga Bangladeshi me pak me shume se rrobat e tij dhe endrren per nje jete me te mire ne Amerike. 

“Aplikova dhe erdha ne Amerike. Une dua ta ndryshoj fatin tim. Dua ta bej kete ne menyre qe te jem ne gjendje ta mbeshtes familjen time, per te ndryshuar gjithcka, per kete arsye aplikova”. 

Ish senatori Edward Kennedy doli me idene per nje sistem lotarie te vizave ne vitin 1990 si nje menyre per t’i dhene mundesine te imigrojne ne SHBA njerezve nga vendet evropiane dhe vende te tjera me kuota te uleta imigracioni. Programi i lotarise se vizave, i njohur zyrtarisht si vizat e diversitetit, eshte relativisht i vogel duke ofruar rreth 50 mije viza ne vit ne krahasim me me shume se nje milion leje te perhershme banimi qe jepen cdo vit. 

Fituesit me fat si ul-Islam duhet te kalojne nje kontroll biografie, por atyre u duhet vetem nje diplome e shkolles se mesme ose pervoje pune per t’u kualifikuar. Avokati i ceshtjeve te imigracionit Rajiv Khanna thote se lotaria e vizave simbolizon vlerat thelbesore amerikane. 

“SHBA eshte vend i bekuar dhe ndoshta edhe i mallkuar nga vizioni unik qe kemi, sepse ne jemi si nje komb me qytetare te komunitetit boteror. Dhe ne i trajtojme disa ceshtje me ndergjegje dhe besim te mire e jo si ceshtje te interesit vetjak”. 

Por sipas planit te propozuar te reformes se imigracionit qe po shqyrtohet nga Kongresi amerikan, programi i lotarise se vizave mund te mbyllet. Ne vend te tij, Kongresi deshiron te zgjeroje mundesite per profesionistet si Bhushan Parekh me nivel te larte arsimimi ne shkence, teknologji, inxhinieri dhe matematike. Viza profesionale H-1B e zotit Parekh eshte sponsorizuar nga nje kompani e madhe amerikane. 

“Mora vizen sepse mbarova nje shkolle kater vjecare per inxhinieri ne Indi dhe pas mbarimit te studimeve punova nje vit po ne Indi. Gjate procesit te intervistimit ishte e qarte se une kisha aftesite menaxhuese te cilat ata i kerkonin”. 

Disa anetare te Kongresit e kundershtojne eliminimin e programit te lotarise se vizave duke thene se Shtetet e Bashkuara duhet te ofrojne mundesi edhe per te varfrit e botes. Por, ne keto kohe te veshtira ekonomike, z. Khanna thote se drejtesia nuk eshte me prioritet. 

“Pra, sipas propozimit te tanishem vete larmia nuk eshte me virtyti qe ne kerkojme ne sistemin tone te imigracionit. Ajo qe ne kerkojme tani jane aftesite dhe kontributi qe ata qe vijne ketu mund te japin per vendin”. 

Khanna thote se nderkohe qe bizneset amerikane jane duke lobuar per me shume viza profesionale, te varfrit nga vendet ne zhvillim nuk kane perkrahes kaq te fuqishem. 











------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Kongresi vendos per mbylljen e lotarise amerikane
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Lajmet e Fundit-
Kërce tek: