Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Erdoan: "S’ka zgjedhje te parakohshme, protestuesit bande plackitesish"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7441
Reputation : 19
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Erdoan: "S’ka zgjedhje te parakohshme, protestuesit bande plackitesish"   Fri Jul 05, 2013 4:20 pm







Erdoan: "S’ka zgjedhje te parakohshme, protestuesit bande plackitesish"

Protestat ne Turqi hyne ne javen e tyre te dyte dhe pa asnje shenje permiresimi te situates. Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, vazhdoi te sfidoje tubuesit anti-qeveritare edhe dje ne diten e dhjete, ndersa organizatoret bene thirrje per me shume demonstrata kunder planeve te administrates se tij per te rindertuar sheshin qendror te Stambollit. Kryeministri nuk u terhoq as nga investimi ne parkun “Gezi” per te cilin po behet protesta, as thirrjeve per zgjedhje te parakohshme. Ai i quajti protestuesit bande plackitesish. Por kaosi i krijuar reflektohet tek ekonomia, biznesi dhe turizmi. 

Nderkohe qe ne nje anti-proteste me mbeshtetesit e tij ne aeroport, Erdogan i tha mijera personave te mbledhur ne Ankara, se “durimi i tij ka kufi”.Por nga ana tjeter protestuesit nuk u terhoqen dhe iu kunderpergjigjen me nje miting rival ne qender te Stambollit. Me pare ne qytetin jugor Adana, ku protestuesit pro dhe kunder qeverise u perleshen te shtunen, Rexhep Taip Erdogan, mbajti nje fjalim te fuqishem nga maja e nje autobusi. 

Ai u beri thirrje perkrahesve te partise tij, te menjanojne dhunen dhe te perdorin zgjedhje e marsit te ardhshem per t’u dhene mesim kundershtareve, protestat masive te se cileve kane tronditur vendin. Partia e tij dje kundershtoi thirrjet e protestuesve per zgjedhje te parakohshme. Sic raportojne “Zeri i Amerikes” dhe “Radio Europa e Lire”, Erdogan ka hedhur poshte opsionin e zgjedhjeve te parakohshme, duke u shprehur se ato do te mbahen vetem ne daten e caktuar, pra marsin e vitit te ardhshem. 

Erdogan i denoi demonstruesit, duke i quajtur “nje grusht grabitesish”, dhe pyeti nese “anarkistet dhe terroristet” duhet te lejohen te marrin persiper sheshet publike. 

Nderkohe, organizatoret e protestave fillestare ne Sheshin Taksim ben thirrje per nje tubim masiv. “Ne do u mesojme protestuesve nje leksion gjate zgjedhjeve lokale te vitit te ardhshem”, tha Erdogan para mbeshtetesve te tij. Kryeministri apeloi qe te mos angazhohen ne dhune, derisa protestat ne Turqi kane hyre ne diten e dhjete. 

Por dhjetera mijera demonstrues ishin ne rruget e Stambollit diten e djeshme, ndersa jane zhvilluar demonstrata ne Ankara, Izmir, dhe qytete te tjera. 

Ne Stamboll, protestuesit dogjen goma dhe hodhen fishekzjarre ndaj policise, e cila u pergjigj me gaz lotsjelles. Qeveria kembenguli se protestat ishin “nen kontroll”. Dy protestues dhe nje oficer policie jane vrare gjate 10 diteve te protestave. Por kjo situate prek edhe ekonomine. Parashikimi i ekspertit ekonomik, Mustafa Sönmez-it eshte i qarte. Ne qofte se dhuna vazhdon dhe qeveria nuk ben asnje hap drejt protestuesve, situata ekonomike do te perkeqesohet me tej. 










------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Erdoan: "S’ka zgjedhje te parakohshme, protestuesit bande plackitesish"
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Lajmet e Fundit-
Kërce tek: