Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Çifti më i vjetër në botë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7441
Reputation : 19
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Çifti më i vjetër në botë   Sun Sep 04, 2016 2:40 pm





Çifti më i vjetër në botë







Forrest (100 vjeçar) dhe Rose (93 vjeçare) janë çifti më i vjetër në botë që sapo janë martuar. Janë njohur para 28 vitesh në një podium vallëzimi dhe prej asaj kohe janë të dashuruar në njëri-tjetrin.

Të dy janë valltar të pasionuar të valleve klasike, ndërsa ishin njohur gjatë një feste për valltarë seniorë në një qendër shoqërore. Kjo ndodhi në vitin e largët 1983, shkruan Daily Mail. Atëbotë Forrest ishte 72 vjeçar, ndërsa Rose Pollard 65 vjeçare.

U bënë partnerë vallëzimi, por ndërmjet tyre lindi dashuria. Dhe zgjati. Më në fund Forresti mori zemër dhe i propozoi martesë Roses. Ai e pyeti: “Si ndodhi që nuk u martuam kurrë?”. Rose iu përgjigj thjeshtë: “Po ti kurrë nuk më ke propozuar”.

Forrest më pas u ul në gjunjë dhe tha se po i propozonte martesë dhe duhej vetëm ta caktonte datën e dasmës. Rose zgjodhi 19 marsin, ditëlindjen e 100 të Forrestit. Dasma ishte një befasi fantastike për të gjithë të ftuarit të cilët nuk e dinin se po shkonin në një dasmë pasi besonin se Forrest vetëm po festonte ditëlindjen.

Pas martesës Forrest dhe Rose u bënë edhe zyrtarisht çifti më i vjetër i sapomartuar. Para tyre rekordin e mbanin britanikët Harry Corton dhe Edna Holford, të cilët kur organizuan dasmën bashkë kishin 183 vjet.

_________________










------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Çifti më i vjetër në botë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Bisedë e lirë-
Kërce tek: