Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Gramsh, probleme me mbetjet, rrezikohen banorët nga epidemia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7441
Reputation : 19
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Gramsh, probleme me mbetjet, rrezikohen banorët nga epidemia   Thu Dec 07, 2017 1:35 pm




Gramsh, probleme me mbetjet, rrezikohen banorët nga epidemia




Një fushë e përcaktuar nga bashkia si venddepozitim në Gramsh, është problematike për banorët e zonës për shkak se nuk plotëson asnjë lloj kushti. Përveç rrezikut për përhapjen e epidemive, po ndotet çdo ditë edhe HEC-i i Banjës. Nënkryetari i bashkisë Gramsh thotë se është studiuar problemi, por ende nuk është gjetur zgjidhje. Qyteti i Gramshit është nga ato zona që prej kohësh ka probleme me manxhimin e mbetjeve. Aktualisht plehrat hidhen në një venddepozitim mbetjesh, i cili nuk plotëson asnjë lloj kushti për t’u quajtur i tillë.

Përveç epidemive që mund shpërndahen tek banorët, situata është shqetësuese pasi kjo gjë po ndikon edhe në ndotjen e HEC-it të Banjës. Nënkryetari i bashkisë së Gramshit, thotë se janë studiuar disa variante për zgjidhjen së këtij problemi, por deri tani pa rezultat.

“Me vendimin e këshillit të bashkisë është përcaktuar vendi i depozitimit të mbetjeve urbane, i cili është në afërsi të Masharnit. Bashkia ka studiuar disa variante dhe varianti përfundimtarë ngeli kjo zonë, sepse edhe kompania edhe nga ministria e Mjedisit nuk lejohet që mbetjet të depozitohen në një vend që ndot basenin e liqenit,” shpjegon Enver Qosja, Nënkryetari i Bashkisë Gramsh.

Re të mëdha tymi formohen nga djegia e mbeturinave, duke bërë që qyteti të ndotet çdo ditë e më shumë.

“Përbën problem për momentin sepse aty ka shpërthyer një zjarr që ka rreth një muaj, dhe herë pas here ai aktivizohet duke ndotur qytetin, ne i kemi marrë të gjitha masat bashkë me zjarrëfikësit, ti njomim, shpërkasim mbetjet që të mos ndotin qytetin,” tha Qosja.

Specilaistët e mjedisit japin alarmin që të merren masa para se të jetë vonë, ndërsa i bëjnë thirrje të komunitetit të jenë më të përgjegjshëm me hedhjen e mbeturanve në përrenj apo në lumë.

Botuar nga Shqiptarja.com






------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Gramsh, probleme me mbetjet, rrezikohen banorët nga epidemia
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Lajmet e Fundit-
Kërce tek: