Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Ndërron 50 vende të punës, brenda 50 javëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7926
Vleresimi : 23
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Ndërron 50 vende të punës, brenda 50 javëve   Mon Jan 08, 2018 9:37 pm





Amerikani i ri, Dan Seddiqui ka dashur të sfidonte veten dhe të dëshmojë se çdo gjë është e mundur kur ke dëshirë – andaj kishte marrë një rrugëtim të gjatë nëpër shtetet e ndryshme të SHBA-ve – duke ndërruar vazhdimisht profesionin e tij.
Për të dëshmuar se edhe në kohërat e vështira mund të gjesh punë, Dan i është rrekur një eksperimenti të pazakontë. Ky djalosh 27-vjeçar kishte ndërmarrë një udhëtim njëvjeçar, gjatë të cilit vazhdimisht kishte ndërruar punën, respektivisht profesionin.

Dan ishte nisur nga Illinois, pasi kishte kuptuar se i kërcënohej largimi nga puna, dhe, i ballafaquar me fatin, çdo javë kishte ndërruar vendin e punës.

Ai ka shëtitur 50 shtete të ndryshme të SHBA-ve dhe kishte bërë 50 punë të ndryshme në secilin shtet veç e veç. Madje, ai ka punuar punë që nga dirigjenti i një jazz orkestre, e deri të një punëtor i thjeshtë fabrike.

Dan çdo javë ka shëtitur nga njëri shtet në tjetrin, dhe çdoherë ka kërkuar punën më të kërkuar në atë vend. Kështu, ai vetë kishte thirrur në telefon kompani të ndryshme, nga të cilat ka marrë me qindra refuzime, por ka fituar edhe 50 punë.

Ai ka thënë se, më së shumti i kishte pëlqyer puna e kamerierit në Louisiana, ndërkaq puna më e rrezikshme për të ka qenë profesioni i kufitarit, në Arizonë. Më së shumti thotë të ketë mësuar në fabrikën e djathit në Wisconsin, ndërsa shefin më të keq thotë ta ketë pasur në një kompani filmime në Los Angeles.

Përjetimet e tij, ai planifikon t’i botojë në librin “Living the Map”, ndërsa në vendlindje është duke u përpjekur ta gjejë një punë si ekspert i ushqimit.







------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Ndërron 50 vende të punës, brenda 50 javëve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Bisedë e lirë-
Kërce tek: