Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 15 thyerje të rregullave brenda 11 minutash

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7926
Vleresimi : 23
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: 15 thyerje të rregullave brenda 11 minutash   Mon Jan 08, 2018 9:55 pm





Një italian në Zvicër ka vendosur rekord të ri sa i takon numrit të thyerjeve të rregullave të komunikacionit, të cilat i ka bërë brenda një periudhe të pabesueshme.
Vikendin e kaluar italiani brenda 11 minutash ka bërë madje 15 thyerje rregullash. 47-vjeçari së pari kishte vozitur me shpejtësi 160 km/h duke kaluar para policisë në rrugën ku shpejtësia ishte e kufizuar deri në 90 km/h.

Më pastaj ai ka thyer edhe tre rregulla duke iu afruar së tepërmi veturave të tjera dhe trotuarit dhe duke tejkaluar në vijë të plotë.






Gabimi i pestë, i gjashtë dhe i shtatë kanë qenë për shkak të mosndalimit në shenjën e policisë, bllokim të rrugës dhe mosndalim në dritën e kuqe të semaforit.

Kur ka arritur në autostradën për në St. Gallen ai sërish ka vozitur me shpejtësi të palejuar në rrugë ku janë zhvilluar punime, ka kërcënuar jetën e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe ka thyer edhe rregulla të tjera.

Kur së fundi ka ndaluar në një pjesë ku rruga ishte e bllokuar, policia e ka dënuar edhe për shkak të vozitjes nën ndikimin e substancave si dhe për shkak të bisedës në telefon gjatë vozitjes.

“Ky person do ta marrë sërish lejen e vozitjes herën e ardhshme kur do të paraqitet kometa e Halleyt”, ka bërë shaka zëdhënësi i policisë në St. Gallen.







------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
15 thyerje të rregullave brenda 11 minutash
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Bisedë e lirë-
Kërce tek: