Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Gruaja gërhet më zëshëm se aeroplani, burri ikën prej saj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7926
Vleresimi : 23
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Gruaja gërhet më zëshëm se aeroplani, burri ikën prej saj   Mon Jan 08, 2018 10:20 pm






Jenny Chapman është diagnostifikuar si personi i cili gërhet më së zëshmi në Britani të Madhe. Gërhitja e saj ia kalon edhe zërit të aeroplanit. Është më e zëshme se lavatriçja e traktori...
Britanikja 60-vjeçare Jenny Chapman nga Cambs gërhet se zë prej 111.6 decibelash që është më nivel më i lartë sesa zëri i aeroplanit. Për fat të keq të burrit të saj Colin, Jenny është më e zëshme se lavatriçja e traktori. Gjyshja e katër nipave ka qenë më e zëshme se katër gërhitës kronik në kampin dyditor.

“Jam tmerruar kur kam dëgjuar se si gërhas. E kam ditur që jam e zëshme, por nuk e kam ditur që jam aq shumë”, ka thënë Jenny dhe ka shtuar se e ka ndier veten keq.

Ekspertët kanë thënë se kurrë më parë nuk kishin dëgjuar gërhitje më të zëshme. Jenny i ka provuar të gjitha metodat, ka pirë tableta, ka përdorë kapëse për hundë dhe ka vizituar mjekun shumë herë. Ka menduar edhe për operacion. Tani i kanë rekomanduar të mos pi alkool, të ha shëndetshëm dhe të ushtrojë.

“Nuk do të heq dorë nga alkooli. Po kërkojnë tepër nga unë”, ka shtuar ajo.

Bashkëshorti i shkretë nuk është mësuar me gërhitjen e saj as pas 20 vjet martese. Ai thotë se kiameti i vërtetë ia nis rreth orës dy, tre të mëngjesit.

“Nganjëherë iku në dhomë tjetër. I mbylli të gjitha dyert dhe e fus kokën nën jastëk”, ka thënë ai.







------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Gruaja gërhet më zëshëm se aeroplani, burri ikën prej saj
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Bisedë e lirë-
Kërce tek: