Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Vazhdojnë aktivitetet në luftën kundër kancerit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7926
Vleresimi : 23
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Vazhdojnë aktivitetet në luftën kundër kancerit    Wed Jan 10, 2018 8:42 pm






Vazhdojnë aktivitetet në luftën kundër kancerit

Pas një serie aktivitetesh kushtuar muajit të luftës kundër kancerit, në veçanti luftës kundër kancerit të gjirit, aktivitetet sensibilizuese do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave, për t’u përmbyllur më 31 tetor me një tryezë në Prishtinë, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi.
Pas “Ecjes Vjetore” të Kosovës për vetëdijesimin ndaj Kancerit të Gjirit (IBKGJ), që u organizuar të shtunën në Mitrovicë nga Iniciativa Ballkanike për luftimin e Kancerit te Gjirit (Balkans Breast Cancer Initiative- BBCI), që është iniciuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe ka gjetur përkrahjen e USAID-it, dhe në bashkëpunim me Community Building Mitrovica (CBM), dhe në të cilin përveç Ministrit të Shëndetësisë, morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane, mjekë të njohur kosovarë, aktivistë të shoqatave të ndryshme dhe qytetarë, të mërkurën në Dardanë, do të organizohet një tryezë tjetër, ku tema kryesore do të jetë lufta kundër kancerit të gjirit.

Këtë tryezë –debat e organizon Divizioni për Shëndetësi i Kampit Ushtarak Amerikan Bondstill, ndërsa pjesëmarrës do të jenë profesionistë shëndetësor, por edhe aktivistë të luftës kundër kancerit nga Gjilani, Ferizaj, Vitia e Dardana.

Në këtë aktivitet, rëndësi do t’i jepet zhvillimit të metodave të detektimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe sensibilizimit të popullatës, sidomos gjinisë femërore që t’i qasen pa frikë dhe pa turp kontrollit të hershëm si metodë për diagnostikimin e kancerit të gjirit në stadet e para të tij.

Moto e përbashkët e këtyre aktiviteteve është “Zbulimi i hershëm -Mbijetesë”
Ndërkohë që “Ecja…” dhe aktivitetet sensibilizuese do të vazhdojnë edhe viteve të tjera.

Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të angazhimeve të saj për tretman së më korrekt të prekurve nga kanceri, ka rritur sivjet buxhetin për citostatikë, nga 300.000 euro sa kishte më 2008 në dispozicion, në 4 milionë euro për këtë vit.

Gjithashtu, kjo ministri i ka kushtuar kujdes të veçantë edhe pajisjeve të spitaleve rajonale me aparaturë për diagnostike, duke bërë me CT moderne Spitalin Rajonal të Gjilanit, atë të Pejës, të Gjakovës, ndërkohë që gjatë kësaj jave, pritet që CT-ja të futet në funksion edhe në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Ndërsa, pritet që pas një kohe të shkurtër, për herë të parë në Kosovë, të nis edhe aplikimi i radioterapisë, që do të lehtësojë shumë trajtimin e të prekurve nga kanceri.








------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Vazhdojnë aktivitetet në luftën kundër kancerit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Bisedë e lirë-
Kërce tek: