Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Në Mitrovicë, organizohet “Ecja…” kundër kancerit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7926
Vleresimi : 23
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Në Mitrovicë, organizohet “Ecja…” kundër kancerit    Wed Jan 10, 2018 8:50 pm





Në Mitrovicë, organizohet “Ecja…” kundër kancerit 

Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, të shtunën do të marrë pjesë, në Ecjen Vjetore të Kosovës për vetëdijesimin ndaj Kancerit të Gjirit (IBKGJ) që organizohet në Mitrovicë.
Ky aktivitet është i organizuar nga Iniciativa Ballkanike për luftimin e Kancerit te Gjirit (Balkans Breast Cancer Initiative- BBCI), në bashkëpunim me Community Building Mitrovica (CBM). 

BBCI është iniciuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe ka gjetur përkrahjen e USAID-it, mjekëve të njohur kosovarë, OJQ-ve kosovare, duke përfshirë këtu edhe OJQ-në e parë ne Kosovë që merret me sensibilizimin kundër kancerit “Jeta-Vita”, e cila për qëllim të vetëm ka ngritjen e vetëdijes së shoqërisë ndaj kancerit të gjirit dhe zbulimin e hershëm të tij. 

Ecja që organizohet të shtunën, është e dyta që mbahet në Kosovë, pasi e njëjta gjë ishte bërë edhe një vit më parë. 

Krahas ecjes që nis në sheshin “Nënë Tereza” dhe që do të zgjas një orë, aktivistët e BBCI dhe CMB do të shpërndajnë edhe materiale sensibilizuese si broshura me porosi se si të bëhet vetekzaminimi i gjirit te femrat, broshura rreth shëndetit të gruas dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjiri. 

Moto e kësaj fushate është : “Zbulimi i hershëm = Mbijetesë” 

“Ecja… “, e cila do të vazhdojë edhe viteve të tjera, ka për qëllim që të rris vetëdijen ndaj sëmundjes së Kancerit të gjirit! 

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të angazhimeve të saj për tretman së më korrekt të prekurve nga kanceri, ka rritur sivjet buxhetin për citostatikë, nga 300 mijë euro sa kishte vjet në dispozicion, në 4 milionë euro për këtë viti.









------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Në Mitrovicë, organizohet “Ecja…” kundër kancerit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Bisedë e lirë-
Kërce tek: