Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Vetëm te 5 % e femrave në Shqipëri kanceri diagnostikohet me kohë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7926
Vleresimi : 23
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Vetëm te 5 % e femrave në Shqipëri kanceri diagnostikohet me kohë    Wed Jan 10, 2018 8:51 pm






Vetëm te 5 % e femrave në Shqipëri kanceri diagnostikohet me kohë


"Vetëm 5 % e femrave shqiptare shkojnë herët dhe kanceri i gjirit kapet në fazë të hershme, ndërsa pjesa tjetër shkojnë në faza të avancuara, ku invaliditeti dhe po kështu vdekshmëria është e lartë", tha të enjten Lumturi Mërkuri, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë.
Të pranishëm në një aktivitet sensibilizues, të zhvilluar në parkun Rinia, specialistët e ISHP-së përcollën mesazhe drejtuar vajzave dhe grave shqiptare për ekzaminimin dhe diagnostikimin në kohë të kancerit të gjirit.

Ekzaminimi në kohë i kësaj sëmundje konsiderohet një hap i mirë për parandalimin e saj, apo për të pasur të ecuri të mirë të trajtimit. Të dhënat tregojnë se në 10 vitet e fundit mesatarisht në vend janë 350-400 raste të reja në vit me kancer të gjirit. Krahasuar me vendet e tjera evropiane, prevalenca e prekjes nga kanceri i gjirit është pothuajse e njëjtë.

"Por, specifike për Shqipërinë është sepse kapen në faza shumë të vonshme, ndërsa në vendet e tjera është numri i lartë por është kapja e hershme", theksoi Mërkuri. Sa i takon grupmoshave të prekura, Mërkuri tha se janë të prekura pothuajse të gjitha moshat, por moshat e rritura kanë propabilitet më të lartë për t’u kapur nga kanceri i gjirit. Ndërkohë, vitet e fundit vihet re një ulje e moshës së prekur nga sëmundja, në më pak se 35 vjeç.

Kanceri i gjirit zë vendin e parë të tumoreve malinje. Në vendin tonë, ai përbën 25.6% të tumoreve malinje qe prekin femrat sot dhe zë vendin e parë në shkaqet e vdekjeve. Në kuadër të muajit për sensibilizimin kundër kancerit të gjirit (muaji Tetor), janë ofruar ekzaminime falas në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të paktën 185.000 gra në Evropë preken nga kanceri i gjirit dhe rreth 44.000 vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje.







------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Vetëm te 5 % e femrave në Shqipëri kanceri diagnostikohet me kohë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Bisedë e lirë-
Kërce tek: