Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Përparim në luftën kundër kancerit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7926
Vleresimi : 23
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Përparim në luftën kundër kancerit   Wed Jan 10, 2018 9:10 pm






Shkencëtarët thonë se lufta kundër kancerit nuk ka përfunduar, por po bëhet përparim në atë drejtim, raporton Zëri i Amerikës.
Përsosja e pajisjeve kërkimore në laboratorë e të analizave dhe përmirësimi i trajtimeve kanë ndihmuar shmangien e 650 mijë vdekjeve nga viti 1990 – 2005. Këto të dhëna përmban një raport i kohëve të fundit i shoqatës amerikane mbi kancerin.

Sipas raportit, ritmi i vdekjeve si pasojë e kancerit ka rënë 19 për qind mes meshkujve dhe 11 për qind mes grave. Ky është një lajm i mire. Arsyet e këtij pakësimi në numrin e vdekjeve, janë se gjithnjë e më shumë amerikanë tani kryejnë rregullisht analiza si mamografi, kolonoskopi, që do të thotë se kanceret zbulohen në fazat fillestare kur janë më të shërueshëm.

Mjekët gjithashtu sot kanë mjete më të mira për të luftuar kancerin, përfshi aparate për goditjen me saktësi të tumoreve nëpërmjet rrezeve radio aktive duke shmangur dëmtimin e qelizave të shëndetshme.

Edhe pakësimi i pirjes së duhanit ka ndikuar në rënien e numrit të vdekjeve nga kanceri. Në raport thuhet se nga viti 1990 deri më 2005, u parandaluan 650 mijë vdekje nga kanceri. Por me gjithë këto arritje, gjysmë milionë amerikanë pritet të vdesin këtë vit nga kanceri.

Kanceri në mushkëri vazhdon të jetë vrasësi kryesor mes burrave dhe grave, ndërsa tymi i duhanit është shkaktar vdekjesh në 85 për qind të rasteve. Kanceret e zorrës së trashë, prostatës dhe gjirit pasojnë kancerin e mushkërive si më vdekjeprurës.

Ekspertët thonë se rreziku i vdekjes nga këta kancerë mund të pakësohet nëpërmjet ushtrimeve fizike, dietës së shëndetshme dhe nëpërmjet kryerjes rregullisht të analizave që zbulojnë kancerin në faze fillestare./







------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Përparim në luftën kundër kancerit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Bisedë e lirë-
Kërce tek: