Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Mjaft pitë duhan brenda në shtëpi, po ndikoni drejtpërdrejt në shfaqjen e këtij lloj kanceri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7926
Vleresimi : 23
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Mjaft pitë duhan brenda në shtëpi, po ndikoni drejtpërdrejt në shfaqjen e këtij lloj kanceri   Wed Feb 14, 2018 8:39 pm






Mjaft pitë duhan brenda në shtëpi, po ndikoni drejtpërdrejt në shfaqjen e këtij lloj kanceri


Sipas një studimi të kohëve të fundit lëndët kanceroze të duhanit mbeten në ambjentet e shtëpive tuaja për më shumë se 6 muaj. Edhe nëse hiqni dorë nga duhani,...





Sipas një studimi të kohëve të fundit lëndët kanceroze të duhanit mbeten në ambjentet e shtëpive tuaja për më shumë se 6 muaj.

Edhe nëse hiqni dorë nga duhani, por e keni pirë atë brenda shtëpisë tuaj më parë, lëndët e dëmshme mbeten sërish atje, në divane, mure dhe tapete. Edhe njerëzit e tjerë që banojnë në atë shtëpi, qofshin ish-duhanpirës apo që nuk e kanë pirë asnjëherë duhanin, do të kenë rritje të nivelit të lëndëve të dëmshme.

Kërkuesit e universitetit të San Diegos ngulin këmbë se zbulimet e bëra duhet të shërbejnë si një paralajmërim për duhanpirësit se zakoni i tyre i të pirit duhan prek dhe dëmton rëndë edhe njerëzit e tjerë rreth tyre.“

Është e rëndësishme të dihet se si lëndët e dëmshme të duhanit qëndrojnë në shtëpi dhe se si janë të ekspozuar personat që jetojnë në atë shtëpi ndaj lëndëve toksike” tha Georg Matt, drejtuesi i studimit dhe njëkohësisht profesor psikologjie pranë universitetit San Diego.

Profesor Matt dhe kolegët e tij studiuan 90 duhanpirës të cilët ishin gati të hiqnin dorë prej duhanit. Në harkun kohor të 6 muajve, kërkuesit vizituan në mënyrë të vazhdueshme shtëpitë e ish duhanpirësve.

Ata morën mostra nga muret, dyert, pluhuri në dysheme, urina dhe nga duart e banorëve të shtëpisë. Gjatë analizës së këtyre mostrave, ata kërkuan për prani të ndonjë kimikati që ka lidhje me duhanin, si nikotina, kotinina, dhe për lëndën që njihet si shkaktar i mundshëm i kancerit të mushkërive, NNK.

Sipas profesor Matt fakti që ambjenti nuk pastrohet plotësisht nga duhani edhe pasi është hequr dorë prej tij, është një nga arsyet se përse duhanpirësit e kanë kaq të vështirë ta lënë atë. Aroma e duhanit është kudo, që do të thotë se tundimi për ta filluar sërish atë është ende i pranishëm.









------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Mjaft pitë duhan brenda në shtëpi, po ndikoni drejtpërdrejt në shfaqjen e këtij lloj kanceri
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Bisedë e lirë-
Kërce tek: