Stafi pavarsia.forummi.com ju uron mirseardhje dhe ju deshiron caste te kendshme tek ne. Ju mirepret te gjitheve!
«•» Të Dua Shqipëri «•»

Forum - Shqiptar Official
 
ForumForum  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Lexo rregulloren para se te fillosh te postosh ne forum.

Share | 
 

 Edhe Shën Valentini, për shkak të dashurisë, ka humbur kokën!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 7926
Vleresimi : 23
Date e hyrjes : 29/09/2012

MesazhTitulli: Edhe Shën Valentini, për shkak të dashurisë, ka humbur kokën!   Wed Feb 14, 2018 9:32 pm






Edhe Shën Valentini, për shkak të dashurisë, ka humbur kokën!



Dita e Valentinit, apo megjithatë Dita e të Dashuruarve, sido që t’ju pëlqejë, ka ‘shkatërruar” himnin tonë në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar dhe – akoma po praktikohet!

Dhe si të mos jetë kështu, kur, gjithsesi është siç thotë legjendë, madje edhe një prift me emrin Valentin, vetëm për shkak të dashurisë – humbi kokën.

Çdo vit në një pjesë të botës dërgohen më shumë se miliarda urime për Ditën e Valentinit.

Edhe pse janë të shumtë edhe ata, të cilët Ditën e Valentinit e injorojnë dhe lënë anash notën komerciale të tërë tregimit, fakt është se si gjithnjë e më shumë njerëz festojnë këtë festë dhe japin dhurata, jo vetëm partnerëve të dashuruar, por edhe personave të tjerë të dashur, pastaj miqve.

Legjenda mbi Ditën e Shën Valentinit, ka histori shumë të gjatë, e cila shkon deri tek romakët e vjetër, më saktë deri në shekullin e tretë. Por çfarë është Festa e Shën Valentinit në të vërtetë?

Origjina e festës së Shën Valentinit, festës së të dashuruarve, është përpjekja e Kishës Katolike për t’i dhënë fund një riti popullor pagan për fertilitetin.

Që në shek IV para Krishtit romakët paganë i bënin homazh me një rit të veçantë Perëndisë Lupercus.



Emrat e grave dhe të burrave që adhuronin këtë perëndi, futeshin në një kuti dhe një fëmijë nxirrte emrat, që më parë trazoheshin, duke krijuar çifte, të cilat për një vit të tërë do të jetonin bashkë në intimitet, me qëllimi që të nderonin ritin i fertilitetit dhe Perëndinë Luperkus, rit ky që një vit më pas do të festohej sërish për të krijuar çifte të tjera.

Baballarët e lashtë të Kishës Katolike e konsideronin imorale këtë praktikë të vjetër dhe krijuan kështu një Shenjt “ të të dashuruarve”, për të zëvendësuar liberalin Lupercus. U gjend kështu një kandidat i mundshëm për Shën Valentinin, një peshkop i cili ishte martirizuar rreth 200 vjet përpara.

Në Romën e viteve 270, peshkopi Valentino di Interamna, i arrestuar nga perandori Claudio il Gotico, me synimin që ta kthente në paganizëm, jo vetëm refuzoi të hiqte dorë nga besimi, por tentoi të konvertonte edhe vetë perandorin Claudio, por pa sukses.

Historia tregon që në 14 Shkurt 273 Valentino u dënua me vdekje.

Legjenda: Thuhet që, ndërsa Valentino ishte në burg në pritje të ekzekutimit, u dashurua me vajzën e verbër të rojes, Asterius. Valentino, me forcën e tij të besimit, i ktheu shikimin vashës dhe, në momentin e lamtumirës, para se t’i prisnin kokën në rrugën Flaminia, i la asaj një mesazh lamtumire, të firmosur “nga i juaji Valentino”, frazë kjo që i mbijetoi autorit të saj.







------------------------****---------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://pavarsia.forummi.com
 
Edhe Shën Valentini, për shkak të dashurisë, ka humbur kokën!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
«•» Të Dua Shqipëri «•»  :: Bisedë e lirë-
Kërce tek: